E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani, është dorëzuar pasditen e sotme në komisariatin e Himarës, pasi emri i tij doli në media, pasi ihste lëshuar një urdhërarresti nga SPAK.

Vizion Plus mëson se Dani akuzohet për veprat penale ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.

Kujtojmë që ditën e sotme SPAK goditi një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYECC.

Vazhdo të lexosh

Reklamë