E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U shpall kampion Europe me Spanjën, sulmuesi transferohet tek Arsenal

Arsenali shtoi një kampion evropian në skuadrën e tyre, duke njoftuar nënshkrimin e Mikel Merino nga Real Sociedad.

Mesfushori 28-vjeçar, i cili fitoi EURO 2024 me kombëtaren spanjolle, nënshkroi kontratë 4+1 vjeçare me “topçinjtë”, të cilët i paguan klubit të San Sebastian 33.5 milionë euro, ndërsa pesë milionë të tjera parashikohen në formë e bonusit.

Merino, i cili e filloi karrierën e tij në Osasuna dhe kaloi te Dortmundi, më parë është larguar nga Premier League pasi luajti për Newcastle në sezonin 2017-18. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë