Gjendet 27-vjeçarja shqiptare që u shpall e humbur disa ditë më parë në Greqi. Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve është kthyer sërish në banesën e saj. Ajo u raportua e zhdukur në 12 gusht nga familjarët e saj në Heraklion, Kretë.

Denoncimin e zhdukjes në Polici e ka bërë burri i saj, me të cilin ka kontaktuar për herë të fundit, pasditen e 12 gushtit.

Ditën kur u largua nga banesa e saj, 27-vjeçarja la një shënim personal për burrin e saj. Mirëpo, nuk jepen detaje se çfarë shkruhej në të.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *