Lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj, pasi u shoqërua këtë të premte në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ai tha për mediat se erdhi posaçërisht nga Italia për të marrë pjesë në këtë event. Sipas tij, urdhri për ta larguar u dha nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndocaj deklaroi se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Kam ardhur nga Italia posaçerisht per kete eveniment pasi jam ftuar nga pergjegjesi i kultures ne Bashkine e Lezhes. Sapo ka mberritur kreu i bashkise Lezhe Pjerin Ndreu, eshte dhene urdher qe te me largojne. Ndaj meje eshte perdorur dhune dhe une se bashku me avokatin do bejme denoncim ne prokurori per rastin”, tha Ndocaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *