E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U shiste drogë adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, në tentativë për të shitur doza kanabisi.

Gjatë operacionit “siguria”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në lagjen “Nazmi Rushiti”, dhe arrestuan shtetasin L.K., 22 vjeç, banues në Peshkopi.

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë