Subscribe

Llogaritë bankarë me vlerën 1 milionë euro të sekuestruara këtë të mërkurë janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij.

 

Shëmbitrasi baba i dy vajzave, është me origjinë nga Korça dhe ka jetuar në Librazhd është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar.

 

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, në Greqi.

 

Mediat greke kanë raportuar se ai ishte bashkëpronar në lokalin e natës “Joy Bar”, ku dhe u ekzekutua, në 10 tetor 2017. Sipas raportimit të mediave greke lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit: atentatorët u afruan pranë tavolinës ku po qëndronte Shëmbitrasi në verandën e lokalit dhe e qëlluan tre herë me armë. I plagosur mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj.

 

Hetuesit grekë ngritën dyshime se vrasja e tipit mafioz në qendër të Athinës mund të ketë lidhje me trafikun e drogës. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *