E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Video · Kronikë

U rrëzuan nga skela, ja emrat e viktimave dhe të plagosurit

Rrëzimi i skelës në një pallat 10-katesh në Tiranë shkaktoi vdekjen e dy punëtorëve dhe plagosjen rënde të dy të tjerëve.

 

Konstruktimi metalik zuri poshtë punëtorët dhe trupat e pajetë të tyre u nxorën pas disa minutash nga shërbimet zjarrfikëse.

 

Reklamë

Trupat e pajetë të punëtorëve Orjan Kodra 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj 31 vjeç, u nxorrën nga rrenojat më shumë se 1 orë pas ngjarjes ndërkohë që eskpertë të mbërritur në vendngjarje nisën hetimet.

 

Ndërkohë të plagosurit Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç po marrin ndihmën mjeksore në spital.

 

Ndërkohë policia shoqëroi mënjëherë administratorin e punimeve i cili po meret në pyetje ndërkohë që sipas dëshmitarëve gjatë ditës së premte puntorët kanë qenë duke punuar në katin e fundit të pallatit.

 

Hetimet janë fokusuar në kushtet e sigurisë në punë si dhe po verifikohet procedura e ndjekur në instalimin e skelës.

Më shumë video

Reklamë