E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U rrëmbye, u vra dhe u hodh në liqen, ky është 23-vjeçari nga Mati Renis Dobra

Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti ka siguruar foton e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë nga uniformat blu në breg të liqenit të Shkopetit.

23-vjeçari ishte denoncuar nga babai i tij në komisariatin e Matit mbrëmjen e kaluar se ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte kontakt me të.

Pas kësaj policia përmes kamerave të qytetit ka konstatuar mjetin e tij dhe ka gjetur trupin e pajetë të të riut.

Renis Dobra, 23 vjeç
Renis Dobra, 23 vjeç

Dyshohet se Renis Dobra është ndjekur dhe marrë peng nga disa persona të cilët udhëtonin me një tjetër automjet.

Reklamë

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë në qytetin e Burrelit është vënë re se mjeti i viktimës dhe mjeti tjetër kanë lëvizur në aksin Burrel-Skuraj.

Më pas janë kontatuar gjurmë makine në anën e poshtme të rrugës dhe më pas eshte gjetur trupi i pajetë në breg të liqenit.

Nga këqyrja paraprake e ekspertëve dyshohet se i riu është dhunuar dhe mbytur me litar e më pas është hedhur bashkë me makinën.

Trupi i pajetë u nxorr me varkë nga liqeni për shkak të terrenit të thepisur.

Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor i drejtuar nga kryeprokurori i Dibrës Abaz Muça.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë të thelluar në mjekësinë ligjore në Tiranë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë