E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U rizgjodh deputet në parlamentin serb, Begaj uron Shaip Kamberin: Mbështjetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Presidenti Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesin e shqiptarëve në parlamentin serb, Shaip Kamberin, për sigurimin e një tjetër mandati. Begaj shkruan se uron që Kamberi të shërbejë për të adresuar problematikat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.

Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Reklamë

Suksese”, shkruan Begaj.

Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në parlamentin serb, ndërsa Aleksandar Vuçiç u konfirmua si president i vendit./vizionplus.tv/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë