Policia e Korçës ka mundur të zbardhë shkrumbimin e një automjeti me 24 prill, që fillimisht u raportua si aksident. Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi akuzohen se i kanë vënë flakën automjetit në lagjen nr.5 të Korçës dhe si pasojë janë vënë në pranga.

 

Automjeti rezulton në pronësinë e një 28-vjeçareje e cila më herët është kërcënuar nga autorët e sulmit.

 

Sipas informacioneve dyshohet se motiv është bërë një lidhje midis vajzës dhe njërit prej autorëve, Gentjan Çipi.

 

Duket se këta të fundit kanë patur lidhje intime, e cila ka përfunduar, por autori ka dashur të rikthehet me vajzën, gjë që nuk është pranuar nga ana e saj. Për shkak të refuzimit, në shenjë hakmarrje autori i ka djegur mjetin.

 

“Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volksëagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase”, thuhet në njoftim.    

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarve u sekustrua një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *