E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U qëllua me plumb në kokë/ Urdhrin për vrasjen e të riut shqiptar e dha një grek

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i 27-vjeçarit shqiptar Mario Mataj të hënën në Patras të Greqisë. Urdhrin për vrasjen e të riut e ka dhënë një shtetas grek, i cili është arrestuar nga policia dhe po përballet me akuzën e vrasjes me dashje.

 

Ai kishte edhe një bashkëpunëtor të huaj, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet. Bashkëpunëtori si fillim ka qëlluar në ajër, por më pas ka qëlluar Marion në kokë me nxitjen e grekut. Shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mbijetoi dot.

 

Reklamë

Ai ishte një njeri i njohur në zonë dhe gëzonte një shoqëri të gjerë. Pas arrestimit të porositësit të vrasjes, policia greke ushtroi kontroll edhe në shtëpinë e bashkëpunëtorit të huaj që është shpallur në kërkim. Aty efektivët gjetën dhe sekuestruan armë, kanabis, peshore elektronike, celularë dhe 205 euro.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë