E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U godit me thikë nga i riu në Astir, ndërron jetë 34-vjeçari

Ka ndërruar jetë 34-vjeçari i cili u godit me thikë pasditen e sotme në Astir nga një 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45.

Policia bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, Darment Keli është arrestuar.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi Amarildo Hoxhallari,  ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi dyshohet se viktima Amarildo Hoxhallari, i kishte ngacmuar të dashurën 25-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë