E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ U plagos me armë gjahu nga i afërmi, humb jetën 36-vjeçari në Bulqizë

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me armë gjahu në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në pyllin e fshatit. 36-vjeçari Vasil Kamberi, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç (i afërm me shtetasin Vasil Kamberi), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë