E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

U plagos gjatë të shtënave me armë në shkollë në Beograd/ Humb jetën në spital një nga të plagosurat

Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, ka vdekur.

 

Reklamë

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë për televizionin publik serb.

 

Reklamë

Vajza kishte pësuar lëndime serioze gjatë të shtënave masive që ndodhën më 3 maj në shkollën në Beograd.

 

Tetë nxënës dhe roja e sigurimit u vranë gjatë sulmit me armë zjarri, që u krye nga një djalë 13 vjeç.

 

Me vdekjen e nxënëses që ishte e hospitalizuar, numri i viktimave nga ky rast arrin në dhjetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë