E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U plagos gjatë operacionit për kapjen e Kolecajt/ Lleshaj dhe Veliu vizitojnë efektivin e FNSH

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizituan punonjësin e FNSH-së të plagosur në krye të detyrës gjatë një operacioni policor për kapjen e Fatmir Kolecajt.

 

Ministri Lleshaj shprehu gatishmërinë e autoriteteve shtetërore për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar. Ai i uroi shërim të shpejtë efektivit të forcave speciale.

 

Reklamë

Mjekët e Spitalit të Traumës garantuan se gjendja e punonjësit të policisë është stabilizuar dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.

 

Punonjësi i FNSH-së u plagos në këmbë gjatë një operacioni për kapjen e Fatmir Kolecajt ditën e enjte, i cili disa ditë më parë vrau vëlla e motër në Rrëshen. Policia ishte në aksion të vazhdueshëm për ndalimin e të kërkuarit për rreth 45 orë, e si pasojë e rrethimit në një banesë, ai vrau veten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë