E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U pezulluan pas akuzave se nuk kontrolluan automjetin me heroinë, Apeli rikthen në detyrë 3 efektivët e Policisë në Kapshticë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar masën e pezullimit nga detyra për tre efektivët e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, të përfshirë në ngjarjen e datës 7 qershor 2025, ku u raportua një rast i trafikut të drogës.

Vendimi i Apelit i ka rikthyer në detyrë nënkomisarin Ylber Dushku dhe inspektorët Denion Myteberi e Lirim Hymetllari, duke e cilësuar të paligjshëm pezullimin e tyre nga detyra.

Reklamë

Fillimisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kishte arrestuar tre punonjësit e policisë, por Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë e cilësoi të paligjshëm arrestimin, duke urdhëruar lirimin e tyre. Megjithatë, masa e pezullimit nga detyra mbeti në fuqi deri në shqyrtimin në apel, i cili vendosi në favor të tyre.

Rasti në fjalë lidhej me një operacion antidrogë në Pikën Kufitare të Kapshticës, për të cilin AMP ngriti dyshime për implikim të mundshëm të efektivëve në detyrë. Me vendimin e Apelit, të tre punonjësit e policisë janë të lirë jo vetëm nga masa e sigurisë personale, por edhe nga masa administrative, duke u rikthyer në detyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë