Një nënë britanike thotë se u detyrua që të linte fluturimin, pasi djali i saj i lodhur dy vjeç refuzoi të perdorte një maskë fytyre.

Rachel Davis po fluturonte nga Charlotte, Carolina e Veriut për në Manchester kur iu afrua një stjuardese, e cila i kërkoi vogëlushit, të quajtur Lyon, që të përdorte nje maske, ose përndryshe do të duhej të zbrisnin nga aeroplani.

Edhe pse ata nuk ishin ulur ende në vendet e tyre, Davis pretendon se ajo tentoi që t’i vendoste djalit të saj një maskë mbrojtëse, por ai ishte lodhur dhe nuk donte.

Unë u përpoqa në mënyrë të përsëritur, iu luta, iu përgjërova, bëra gjithçka që munda, ndërsa ai po bërtiste dhe qante.

‘Unë i thashë stjuardesës se ky është fluturimi ynë i katërt për këtë javë dhe atij kurrë nuk i është kërkuar të mbajë maskë. Ajo më informoi se djali im, i cili është vetëm 2 vjeç, do të duhej të respektonte politikën e tyre të kompanisë ose do të na kërkohej të largoheshim nga avionic”, shkroi ajo në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *