E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U përlesh me grabitësit, plagoset 29-vjeçari në Dibër

Këtë të dielë një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një person ka ngelur i plagosur.  Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën  e shtetasit Andraman Selishta në fshatin Brezhdan me qëllim për të grabitur.

 

Sipas informacioneve nën kërcënimin e armës ata kanë arritur të marrin një shumë parash dhe një aparat cellular. Në këtë moment ka ndërhyrë djali i familjes Arseni dhe është përleshur me ta. Gjatë përleshjes mësohet se grabitësit kanë hapur zjarr duke plagosur 29 – vjeçarin me 3 plumba.

 

Reklamë

I plagosuri është dërguar në spital nën kujdesin e mjektëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë