Subscribe

Konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama e mbylli me një batutë, për të ironizuar sjelljen e BE me Shqipërinë për negociatat. Rama tha se vendi ynë është bërë shumë herë gati për të festuar hapjen e negociatave, por shtoi se diçka e tillë nuk erdhi. Më tej, ai shtoi se kur Bashkimi Evropian të mendojë duhet të hidhet ky hap, Shqipëria gati është.

 

“Nuk besoj se Finlanda, Holanda, Suedia apo shumë vende të tjera të BE janë më pak të ndjeshme se Ho,anda kur vjen puna tek pkrimi, okrrupsioni, drejtësia. Ka një dinamikë të brendshme të ndryshme në vende të ndryshme dhe është ajo dinamië që pastaj I vbën vendet të shohin me sy tjetër raportin e porgresoit, sipas interest të tyre. Është legjitime, janë interesat e tyre. Unë shprsoj që ne të vazhdojmë që të ulemi në tryezë me Konferencën e parë Ndërqeveritare sepse hapja e negociatave është dakordësuar mes të gjithëve. Por nga ana tjetër, ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasmë dhe krushqit nuk na erdhëm, saqë tani i kemi lënë përgatitnjet për dasma. Nëse do të na thërrasin, ne gati jemi, të veshur, nuk kemi asnjë shqetësim, asgjë.”

 

Një ditë më parë, Komisioni Evropian publikoi progres-raportin, ku kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë për negociatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *