E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

U përfshinë në aktivitete politike, pezullohen nga detyra dy policë

Policia e Kosovës ka pezulluar përkohësisht dy zyrtarë policorë, pasi dyshohet janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021.

 

Njëri prej tyre punonjës në departamentin e hetimeve, ndërsa tjetri në atë të kufirit.

 

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë