Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në fshatin Lishan, të Njësisë Administrative Luzni, në Bashkinë Dibër. Banesa në pronësi të shtetasit Fadil Demiri u dogj e gjitha.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar pasi sapo kanë konstatuar flakët, të gjithë familjarët dolën jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje por ka qenë e pamundur fikja e zjarrit pa shkaktuar dëme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë ardhur nga një shkëndijë elektrike.
/vizionplus.tv





