Një grua ka humbur 113 mijë paund nga një mashtrues me të cilin u takua në një “dating site”.

 

Rachel Elwell, nga West Midlands, tha se burri me të cilin ajo komunikonte dhe i cili pretendonte se jetonte pranë saj, i kishte thënë se i duhej të udhëtonte në Ukrainë për një kontratë inxhinierie.

 

Përmes dokumenteve dhe fotografive, ai e bindi atë që ta ndihmonte me para. 50-vjeçarja tha se nuk kishte asnjë garanci për kthimin e parave.

 

I pyetur pse i besoi një burri që nuk e kishte takuar kurrë, ajo u shpreh: “Kur ai më tha se jeta e tij ishte në rrezik dhe nuk merrja vesh asgjë prej tij, mendova se e kishin vrarë. A mund ta imagjinoni ndjenjën e përgjegjësisë nëse dikush jeton apo vdes?”

 

Zonja Elwell tha se nga fotografitë ai dukej një njeri i bukur dhe se pëlqenin të njëjtat gjëra.

 

Në një prononcim për mediat, e ëma deklaroi se Elwell është një person i mirë dhe e ndershme.

 

“Është shkatërruese e gjitha kjo që i ka ndodhur asaj, ka punuar kaq shumë gjithë jetën e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *