Rajoni
U nis drejt Greqisë, mbytet anija me refugjatë

Është mbytur një varkë me refugjatë, ku raportohet se 10 persona janë zhdukur dhe dy të tjerë kanë shpëtuar.
Sipas mediave turke, varka me refugjatë ishte nisur nga brigjet e Dikilit në Turqi drejt portit të Mytilene në Greqi.
Reklamë
Dy personat që kanë shpëtuar, kanë arritur të kthehen në bregun turk me not, ndërsa 10 të tjerët ende rezultojnë të zhdukur.
Rojet bregdetare turke po kryejnë kërkime për 10 personat e zhdukur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




