E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

U nda nga Ariana Grande për aktoren 20 vite më të madhe se vetja

Vetëm pak kohë pasi u nda nga Ariana Grande, Pete Davidson duket se nuk vonoi të gjente menjëherë një të dashur të re.

 

Të gjitha mediat filluan të shkruanin se moderatori kishte nisur një romancë me aktoren 45-vjeçare, Kate Beckinsale, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar lajmin.

 

Reklamë

Së fundmi, çifti nuk ka mundur t`u shpëtojë papracëve dhe janë fotografuar duke u puthur, teksa kalonin kohë me njëri-tjetrin në një ndeshje hokej.

 

Me sa duket, diferenca prej 20 vitesh dhe fakti që Pete është 5-vite më i vogël se e bija e aktores, nuk është aspak problem për çiftin.

 

Më në fund, ata kanë vendosur të dalin bashkë në publik dhe nuk iu ka interesuar aspak prania e paparacëve, pasi dukeshin të shkujdesur dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë