Pasi dëshmoi për  rreth 6 orë në SPAK, deputeti socialist Damian Gjiknuri doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet nga gazetarët se cila ishte arsyeja e marrjes në pyetje.

Ai tha se nuk ka shumë për të deklaruar. Gjiknuri u shpreh duke thënë se është më se normale që ai të japë shpjegime për ngjarje, të cilat i ka mësuar gjatë punës që ka kryer. Ndërkaq ai nuk dha asnjë tjetër detaj lidhur me arsyen e marrjes në pyetje.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar. Është mëse normale që të japësh shpejgime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Deri më tani nuk dihen arsyet pse ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kujtojmë që rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama e hoqi na posti i sekretarit të përgjithshëm, post më i rëndësishëm në PS, duke e lënë deputet të thjeshtë për t’u përballur me drejtësinë. Damian Gjiknuri, ishte edhe të premten e kaluar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Për gati një orë ai iu përgjigj interesit të prokurorëve në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kallëzimi i ish-ministrit Gjiknuri për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte. Për abuzime me tenderimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor në vitin 2018 ish-Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi para përgjegjësisë penale ish-drejtuesin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Duka.

Më tej dosja u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2021 Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj tyre. Në të njëjtin vendim, gjykata konstatonte se në procedurën tenderuese kishte shkelje dhe i kërkonte Prokurorisë së Posaçme të gjente personat përgjegjës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *