Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar një oficer të policisë së Burrelit nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës

 

Sipas policisë i ndaluari është oficeri Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

 

45-vjeçari ka përfituar nga pozicioni i punës, duke marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

 

Ndërkohë ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *