Është nxjerrë edhe trupi i pajetë i fëmijës tjetër, i cili u mbyt pasditen e sotme në Liqenin e Prushit.

 

Forcat Polumbare të Reneas kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dy trupave në rreth dy orë pas mbytjes.

 

Fëmijët dyshohet të jenë të moshave 11 dhe 13 vjeç ndërsa nuk është bërë i ditur ende identiteti i tyre.

 

Ishin një grup prej 6 fëmijësh që ishin futur për tu larë në liqen por vetëm katër prej tyre kanë mundur të dalin shëndoshë e mirë në breg.

 

Sipas banorëve, Liqeni I Prushit i cili ndodhet në periferi të Tiranës dhe në afërsi të Vaqarrit ishte frekuentuar për tu larë ditët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *