Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë

Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era...

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në...

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja në Kajro,...

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori”, Mazniku...

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në...

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem...

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes...

U mbyll pas pranisë së dronëve, Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet sot

5 Nëntor 11:24

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet të  rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse.

Rreth 400-500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens.

“Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo.

Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje.

Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë pranë aeroportit të Bruksel-Zaventem dhe atij të Liezhit.

Ndërprerjet e fluturimeve vijnë pas një sërë incidentesh misterioze me dronë që kanë shënjestruar aeroporte dhe zona të ndjeshme ushtarake në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën.

Dyshimet janë përqendruar mbi përfshirjen e mundshme ruse në rritjen e aktivitetit të dronëve në Evropë, në një kohë kur tensionet mbeten të larta ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon në vitin e saj të katërt.

Gjatë fundjavës, autoritetet belge raportuan aktivitet dronësh mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel, ku besohet se ruhen një numër armësh bërthamore amerikane.

Inteligjenca ushtarake belge tha se po zhvillon një hetim për praninë e këtyre dronëve.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, të hënën nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se duket të jetë një operacion i koordinuar i kryer nga “profesionistë”.

“Ata po përpiqen të përhapin panik në Belgjikë. Ky është destabilizim”, tha Francken për mediat lokale.

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
Aeroport Bruksel

Nga e njëjta kategori

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë

më shumë...

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

më shumë...

Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era favorizon flakët

më shumë...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë termometri ditën e shtunë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:20

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me...

5:06

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi...

4:57

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:49

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa...

4:22

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë...

4:02

Rritje e madhe e çmimit të naftës,...

3:33

Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë...

3:26

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena...

3:17

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja...

3:00

Fluks i lartë në pediatrinë e Korçës,...

2:49

Ju ndihmojë të freskoheni gjatë verës, ja...

2:43

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e...

2:22

“Nuk duhet të shkrihet”, banorët e Maliqit...

2:05

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

2:01

“Shehu nuk i jep llogari as Dumanit...

1:45

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim...

1:31

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe vodhi një...

1:28

Patosi kundër propozimit të PS për ndarjen...

1:21

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga...

1:05

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.