Policia e Tiranës arrestoi një 27 vjeçar i cili grabiste bizneset nëpërmjet kërcenimit të punonjësve me anë të një pistolete.

I riu u vu në pranga gjatë operacionit të koduar “ Maskimi ” ndërsa gjatë hetimeve janë dokumentuar grabitja e një marketi rrugën “Naim Frashëri” dhe një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit.

27 vjeçari dyshohet se është edhe autor i grabitjes se një pike dhënie kredie në zonën e “Zogut të Zi” pak ditë më parë, ku hyri i maskuar si bojaxhi dhe doli prej andej me një shumë të konsiderueshme parash.

Krahas armës policia sekuestroi edhe rrobat dhe kapelet që i riu përdorte për realizimin e grabitjeve.

 

Video e policise per disa nga vjedhjet e kryera:

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *