E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U largua nga Roma, Paulo Dybala përfundon në Arabinë Saudite

Tashmë është bërë e ditur e ardhmja  për Paulo Dybala. Mesfushori argjentinas që u largua nga Roma, kërkoi prej disa kohësh fazën tjetër të karrierës dhe e gjeti në Arabinë Saudite.

Siç raporton gazetari autoritar i Footmercato, Sadi Auna, futbollisti 30-vjeçar ka gjetur akordin me Al-Qadisiya e Mitchell dhe pritet të shpallet së shpejti për tre vitet e ardhshme.

Në fakt, gazetari i njohur zbulon edhe pagën e Dybala-s, i cili pritet të marrë 15 milionë euro në vit. Ju kujtojmë se Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nacho iu bashkuan Al-Qadisiya këtë verë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë