Në mesin e të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është edhe profesori Dhimiter Kraja, ish shef i Infektivit për vite me radhë.

Doktori I njohur kishte dal në pension mirëpo iu përgjigj thirrjes për tu kthyer në detyre nisur nga situate e emergjencës me të cilën po përballej vendi dhe ish koleget e tij.

Por për fat të keq, professor Dhimiter Kraja ka rezultuar pozitiv në testin ndaj COVID 19 dhe për këtë arsye është shtruar në Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor,.

Ministrja Manastirliu që dha edhe lajmin shkruan se gjëndja e professor Krajës është e qëndrueshme.

 

 

Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗
Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.
#FORCA Doktor Luli
#JEMIMETY??

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *