Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar këtë të diel me Adën, një pedagoge ekonomie, e cila është kthyer në atdhe pas shumë vitesh studimesh në Itali.

Kryemadhi shprehet se ato kanë ndarë ide të përbashkëta për gjendjen ekonomike dhe zhvillimine e qytetit bregdetar, ndërsa i uron mirëseardhjen në Shqipëri dhe në LSI.

Sipas saj, vendi ka nevojë për profesionistë të rinj që duan ta bëjnë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë.

“Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në vendin e të parëve. Kënaqësi që bashkë me Adën ndamë ide të përbashkëta përsa i përket gjendjes aktuale ekonomike dhe zhvillimit të mëtejshëm të Durrësit. Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada, intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe që janë të gatshëm të angazhohen për ta bërë Shqipërinë shtëpi. Mirëserdhe Ada, në Shqipëri dhe në LSI”, shkruan Kryemadhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *