Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja.

 

Gjykatës Medja ishte rikonfirmuar në detyrë nga KPK, por duket se hetimi i kryer për të është konsideruar i pamjaftueshëm nga ana e KPA-së.

 

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nëpërmjet këtij ankimi i sugjerohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mbi mënyrën e kryerjes në vazhdimësi së rivlerësimit të kriterit të aftësisë profesionale.

 

Gjyqtari Medja iu nënshtrua procesit të vettingut më 30 korrik të këtij viti. KPK tha atë ditë se ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi. Po ashtu KPK tha se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *