Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme deklaratat e bëra nga PD se ai mungoi në funeralin e Papës ditën e shtunë, pasi kishte planifikuar për të udhëtuar në drejtim të Beogradid, ku do të takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe djalin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Gjatë rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale Rama tha se kjo që ka bërë PD i ka kaluar kufijtë, aq sa për këtë ka reaguar edhe vetë djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr.
Rama akuzoi kreun e PD-së, Sali Berisha, të cilin e quan buf, se po kërkon të bëjë Shqipërinë çorap.
Rama: Si është e mundur që ju besimtarët e kënetës jeni të gatshëm të thithni çdo lloj uji të ndotur që iu hedhin në fyt dhe ta merrni për shampanjë, redbull dhe ujë mineral. Siç morët për shampanjë ardhjen e Trump si shpëtimtar i kënetës, e patë dje ça ndodhi me zëdhënësin e bufit me një kukumjaçkë të bufit që doli edhe tha se Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiç, dhe aty te aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trump.
U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgenjeshtrojë kënetën. E kuptoni se në çfarë marrëzie iu ka futur bufi 80 e kusur vjeçar që flet përçart dhe që e ka ndarë mendjen se do të bëjë çorap nga e para Shqipërinë. Më thoshte dje një i njohuri i tij se s’ja përmend dot emrin, kur njeriu është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha. Hiç! Ecën përpara në fiksimin e tij dhe pavarësisht se sa shumë rrjedh vazhdon vendosshmërisht. Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje.
Godasin dhe krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se prisja nga vllau jem në Beograd, se më shkrijnë edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me Vuçiç, më shkrijnë fare me këto teori.
Pra unë nuk vajta te funerali se prisja Vuçiç që të merrte në Beograd dhe të takoja si rastësisht djalin e Trump dhe këtë do ta bënte Grennell, që është person i respektuar me të cilin kam njohje dhe miqësi krejt normale por që kurrën e kurrën as s’do tia kërkoja një gjë të tillë. Pse duhet të shkoja në Beograd apo ku të doni që të takoj çunin e presidentit, apo kështu funksionon te këneta me çunin e babit. U detyruan ata edhe ambasadori, edhe çuni që të përgenjeshtrojnë kënetën që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shpia e Trump. Na sollën edhe Laten, 6 mln dollarë Latifi mund të shkojë nuk e di se ku. Përse? Për të marrë 6 mln dollarë kot lëviz Tifja ku të duash ti. Çfarë lidhje ka kjo me Amerikën dhe politikën amerikane./vizionplus.tv





