Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane paso janë kapur me 12 kg kokainë, 80% e pastër me vlerë 3 milionë euro.

 

Sipas mediave të vendit fqinj ndalimi i shqiptarëve të moshës 23 , 29 e 39 vjeç, identiteti I të cilëve nuk bëhet i ditur është bërë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicerën në afërsi të komunës Vipiteno.

 

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme, ku gjatë kontrollit në një nga automjetet ku udhëtonte shqiptari 23 vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

 

Në automjetin e dytë me në bord dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një corap. Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi.

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se kokaina trafikohej nga Hollanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *