Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kapën me kokainë.

Në pranga ra një 28-vjeçar me inicialet M.S. dhe një 23-vjeçar me inicialet E.P.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet drogë.

Konkretisht, 28-vjeçarit iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa E. P., iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 thikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *