E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën me kanabis, heroinë e kokainë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës si dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

 

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në kryeqytet me qëllim parandalimind dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Y.P., 19 vjeç, dhe K. P., 36 vjeç, të dy banues në Fushë Mëzez, Tiranë.

 

Reklamë

Sipas policisë shtetasve Y. P. dhe K. P., iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale 11,1 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1 peshore elektronike dhe një pjatë me mbetje të lëndës narkotike.

 

Gjithashtu në kuadër të aksionit është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”.

 

Këta shtetas qarkullonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik që është ushtruar mbi shtetasin H. A., policia ka bërë me dije se gjeti një sasi prej 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”.

 

Po në kuadër të kontrolleve është arrestuar edhe shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Sipas policisë shtetasi D.S. është gjetur me doza të vogla kanabisi.

 

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të tjerë, përkatësisht 40 e 29 vjeç, identiteti të cilëve nuk është bërë I ditur. Këta shtetas janë gjetur me me dy shiringa me heroinë.

 

Sakaq, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë dhe për një 19 vjeçar dhe 25 vjeçar pasi po ashtu u kapën me doza kanabisi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë