E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën me ekstazi dhe kanabis, pranga dy të rinjve

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u kapën me drogë stimuluese ekstazi dhe kanabis.

 

Shtetasit e arrestuar janë një 21 vjeçar me inicialet R.V., nga Tirana dhe një 19 vjeçar I identifikuar si E.A., nga fshati Lapardha I Vlorës.

 

Reklamë

21 vjeçari, sipas policisë u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë në një lokal të Himarës iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra drogë stimuluese e llojit ekstazi.

 

Ndërsa 19 vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit që policia kreu në banesën e këtij të fundit pas informacioneve të marra në rrugë operative, gjeti dhe sekuestroi 220 gramë kanabis.

 

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë