Policia e Vlorës në bashkpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur arrestimin e 5 shtetasve, 3 nga Vlora dhe 2 të tjerë ukrainas, të cilët po trasportonin 992 kg marijuhanë.
Në operacionin e koduar “The Eye”, u arrestuan nga Policia e Vlorës, shtetasit Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj 33 vjeç.
Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii 62 vjeç.
Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.
Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike, me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit.