E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kapën me 500 mijë euro kokainë, 3 të rinjtë shqiptarë dënohen nga gjykata në Angli (Emrat)

Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me burg nga Gjykata e Bristolit në Angli, pasi u kapën me kokainë, e cila në treg arrinte vlerën 500 mijë paund.

 

Reklamë

Të arrestuarit që identifikohen si Endri Cena, 26 vjeç, Denis Markeci, 29 vjeç dhe Dorian Zili, 25 vjeç nuk u përballën vetëm me akuzën e posedimit të lëndës narkotike, por edhe për dokumentet e rreme me të cilat qarkullonin.

 

Cena u dënua me shtatë vite burg, Markeçi me 5 vite, ndërsa 25-vjeçari Zili me 6 muaj burg. Ndëkohe, sasia e kokainës dhe dokumenetet false u sekuestruan nga autoritetet.

 

Shqiptarët, të cilët kishin hyrë ileglisht në Angli, po lëviznin me një automjet tip “Golf” kur u ndaluan nga policia, ndërsa brenda në mjet iu gjet lënda narkotike.

 

Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronin shqiptarët, u gjetën dokumente me identitete italiane dhe rumune.

Vazhdo të lexosh

Reklamë