E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën me 29 kg kanabis në makinë, arrestohen tre persona

Tre persona u kapën në flagrancë nga policia e Elbasanit me 29 kilogramë kanabis.

 

Shtetasit e arrestuar janë: Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier, J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

 

Reklamë

Policia gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur  rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

 

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

 

Arrestimi I tyre u bë pas një infomacioni të marrë nga qytetarët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë