Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi pasi po tentonin të vidhnin një një automjet.

 

Shtetasit e arrestuar janë I.C., 21 vjeç,  D.C., 24 vjeç dhe F.K., 19 vjeç, të tre banues në Elbasan.

 

Sipas policisë, këta shtetas po përpiqeshin të vidhinin mjetin e shtetasit F.Sh., banues në Podujeve, Kosovë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin dyshohet se janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në periudhën janar –mars.

 

Ata dyshohet se kanë vjedhur 4 banesa ku kanë marrë paisje elektro-shtëpiake, lekë, bizhuteri e sende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *