Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të cilët u kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në një zonë të mbrojtur.

 

 

Gjatë kontrollit të zonës është gjetur një automjet tip “Mitsubishi”, i ngarkuar me një sasi drush. Automjeti, i cili ishte në përdorim nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

 

 

Korçë/U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në zonë të mbrojtur, vihen në pranga 2 shtetas.

 

Sekuestrohet automjeti që do të transportonte sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të prerjes së pyjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

– M. F., 45 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe K. Dh., 23 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim. 

 

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit M. F. dhe K. Dh., në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Bozdovecit”, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të zonës është gjetur një automjet tip “Mitsubishi”, i ngarkuar me një sasi drush. Automjeti, i cili ishte në përdorim nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.  

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *