E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap në Ndroq me 1 kg kokainë, shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s

Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm, gjashtë muaj pasi u arrestua për transport të lëndëve narkotike në Tiranë.

 

Reklamë

Ai u arrestua në maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë, Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.

 

Gjatë dëshmisë para hetuesve, Ded Nimani mori përgjegjësinë mbi lëndën narkotike. Ai deklaroi se nuk e njihte më heret efektivin e policisë, por kishte bërë autostop në rrugë dhe ai e kishte marrë në mjetin e tij teksa po kthehej nga Fieri drejt Tiranës.

 

Nimani sqaroi se Liçi nuk kishte dijeni për lëndën narkotike, e po ashtu as taksisti Luan Gaçi.

 

Nimani i kërkoi taksistit që ta priste në rrugën e Ndroqit, në mënyrë që ai të mos e merrte vesh për 1 kg kokainë që e kishte blerë tek zona e Plepave në Durrës. Një pjesë të rrugës ai e bëri me makinën e rastit të efektivit të RENEAS me te cilin mbërriti deri tek taksia. Aty ndërhyri edhe policia që i arrestoi që të tre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë