Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 40 gramësh kokainë.

Arrestimi i tij u bë në një hotel në zonën e Ankonës.

Gjatë kontrollit në dhomën që shqiptari kishte marrë, karabinierët gjetën 9 qese me kokainë të fshehura pas bidesë së tualetit.

Më pas ata kontrolluan dhe makinën e marrë me qira nga shqiptari. Në kroskot, pas timonit ai kishte fshehur dhe 8 qese të tjera me kokainë brenda një kutie ëmbëlsirash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *