Policia e Shtetit qartëson se 29-vjeçarja që u kap nga autoritetet italiane me kokainë të fshehur në makinë, nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit.
29-vjeçarja me iniciale F.Z. ka qenë efektive në Drejtorinë e Policisë së Vlorë, ndërsa në vitin 2017 u largua, pasi nuk fitoi më të drejtën për t’u pajisur me Çertifikatë Sigurie.
Shqiptarja u kap me 76 doza kokainë. Sasia e kokoinës ishte fshehur në automjetin e të arrestuarës, e cila po udhëtonte së bashku me një tjetër shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e polices, autoritetet sekuestruan edhe 1430 euro.
Në njoftim thuhet se janë shkëmbyer informacione në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, përmes Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin e shqiptares.