Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane këtë të hënë. Ai është kapur me 16 kg kokainë në makinë.
Operacioni u ndërmor në një qendër tregtare në Castiglione del Lago ku është ushtruar kontroll në një makinë.
Gjatë kontrollit të makinës janë gjetur 15 pako me kokainë, në total 16 kg.
Sipas medieve të huaja, vlera e kësaj lënde narkotike në treg shkon në 500 mijë euro. Nëse do të shpërndahej në treg me doza të vogla atëherë fitimi do të ishte 1.5 mln euro.
Shqiptari u cili u transferua në burgun Perugia-Capanne,. Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i të arrestuarit. /vizionplus.tv





