Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

 

Ekfektivët e policisë kanë arrestuar një 29 vjeçari i identifikuar si Olsi Mici,  banues në Fier.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *