E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap me çantën plot me municion luftarak, dënohet me 53 vite burg shqiptari në Greqi

Autoritetet greke kanë dënuar me 53 vite burg shqiptarin që u arrestua një ditë më parë, 2 tetor. Ai u kap me një çantë të mbushur me municion luftarak.

Mediat vendase shkruajnë se policia gjeti granata, katër detonatorë dhe 50 gëzhoja.

Më herët, i arrestuari ishte dënuar për vepra penale të vrasjes së mbetur në tentativë, grabitje dhe drogë.

Para hetuesve, ai ka deklaruar se municionin luftarak do ta shiste për të fituar para.

Ai u kap në rrugën Athanasiou Bosda në Menidi dhe u ndalua për kontroll. Sapo pikasi policinë, nisi të vraponte dhe hodhi çantën, por vetëm disa metra më tutje policia ka mundur ta ndalojë dhe ta arrestojë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë