E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap me armë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! Ku e kishte fshehur pistoletën

Një 23-vjeçar, i cili kishte me vete një armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të opëracionit “Gracka”, në rrugën “Demir Progni” u arrestua shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Arma ishte fshehur në një kuti e cila shërben për paketime dhuratash.

Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë